

Zyra Famullitare pranë Famullisë së Shën Shtjefnit është e hapur çdo ditë, nga ora 8:00 deri në 12:00.Aty mund të paraqiteni për çdo çështje sakramentare si dhe për dokumentet e nevojshme që kanë lidhje me Famullinë tonë.
Gjatë ditëve të javës ka dy meshë, e mëngjesit në orën 7:30 dhe e pasdites në orën 18:00.Gjatë ditëve të diela dhe festave të urdhërueme ka tre meshë, në orën 7:30, në orën 10:00 dhe në orën 18:00.
E-mail: sekretaria@famulliashkoder.com
Kisha Katedrale e Shkodrës është e kushtuar Shën Shtjefnit, i pari Martir, i njëjti Pajtor i kishës ekzistuese në Kështjellën Rozafa, mbetjet e së cilës ekzistojnë ende. Një dëshmi të çmueshme e kemi në veprën e meshtarit dhe humanistit Dom Marin Barleci, i njohur në historinë dhe në kulturën shqiptare. Duke përshkruar rrethimin e Shkodrës nga ana e turqve në vitin 1478, ai kujton Pajtorin e Shkodrës. Gjatë shekujve të parë të pushtimit turk, Ipeshkvijtë e Shkodrës ishin të detyruar të banonin jashtë qytetit, pa një seli brenda mureve të qytetit.

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry’s standard dummy text ever since the 1500s.
Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry’s standard dummy text ever since the 1500s.
Lorem ipsum dolor sit ametcon sectetur adipisicing elit, sed doiusmod tempor incidi labore et dolore.
Imzot Vinçens Prennushi O.F.M.