Çfarë u shpëtua nga djegia e Notre Dame?

Të hënën e 15 prillit, një pjesë e Katedrales “Zoja Jonë” në zemër të Parisit u dogj, ashtu sikurse autoritetet thonë, për shkak të një pakujdesie. Dhimbja mbështolli botën e krishterë pasi para syve po digjej një ndër objektet e kultit me më tepër histori, por edhe të gjitha ata që e duan artin pasi po humbiste një ndër kryeveprat arkitktonike të stilit gotik.

Brenda Katedrales ruhen disa relike të çmuara, mes të cilave veçohen Kurora e Ferrave që i’u vendos Jezusit ditën e Kryqëzimit si dhe një nga gozhdad që u përdoren në gozhdimin e Tij. Për fat të mirë, këto dy relike me vlerë të madhe u shpëtuan, por çfarë u shpëtua tjetër nga frymëzuesja e Hygoit për një prej romaneve të tij më të shquar?


Dritarja e Trëndafilave

E vendosur në Katedrale në fillim të shekullit XIII, Dritarja e Trëndafilave është ndër të tjera një prej shenjave dalluese të saj. Struktura e gurtë e Katedrales bëri që e gjithë nxehtësija që zjarri shkaktoi të mbëtej brenda mureve, prandaj rreziku i plasjes apo shkrirjes së dritares ishte i madh, por pavarësisht gjithçkaje, e krijuar nga bashkimi i mijëra copëzave shumëngjyrëshe, ajo shpëtoi mrekullisht pa asnjë dëmtim.


Tunika e Shën Luisit

Veshja që Luisi IX mbante kur solli në Katedrale Kurorën e Krishtit ruhej brenda ambienteve të saj. Për fat të mirë, falë ndërhyrjes në kohë, ajo u shpëtua dhe tani pret të zhvendoset në muzeun e Luvrit.


Organoja madhështore me tëtë mijë tuba

Një ndër veglat muzikore më të mëdha në botë është organoja që përdorej në disa prej Meshëve që kryheshin brenda Katedrales. Pavarësisht peshës së madhe, ajo shpëtoi sepse zjarri u fik para se të arrinte ta dëmtonte atë.

Këmbana “Emanuel”

Çdokush që ka lexuar “Katedralja e Parisit” të Hygoit, ka mbetur i mrekulluar nga përshkrimi në detaje që i është bërë këmbanës “Emanuel”, vendit të preferuar të Kuzimodos. E vendosur në kompanjelin e Katedrales në vitin 1685, këmbana 13 tonëshe ka shpëtuar pa asnjë djegie, qoftë edhe sipërfaqësore.

Leave a comment