Pritja e Arqipeshkvisë Shkodër me rastin e Pashkëve

Pas Meshës së të Dielës së Pashkëve, në Arqipeshkvinë e Shkodrës u pritën vizita me rastin e kësaj feste.

Urime i shprehën Arqipeshkvit tonë, Imzot Angjelo Massafrës përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të partive të ndryshme politike si dhe besimtarë e qytetarë të ndryshëm që donin të uronin atë dhe të gjithë Shkodranët.

Duke shpresuar për më tepër paqe, solidaritet dhe ringjallje të disa vlerave që tanimë duket se kanë humbur, pritja u mbyll pak pasdreke.

Leave a comment