Rri me né

Rri me ne se u bë natë e dita po shkon në të sosur!”(Lk 24;29)

Nën dritën e frymëzimit Hyjnor, At Vinçenc Prennushi na risjell “Udhëtimin për Emaus” me poetikën e tij të shpirtit, që si lutje drejt qiellit lartohen fjalët “Rri, pra, rri me né.”

Rri me né

Te bijt e bujarve

Prej lterit u shkputen ;

Përbuzë fén e t`Parve,

Mâ Zotit s`I luten ;

N`gojë t`tyne s`ndien tjetër

Veç t`shame e m`ket dhè

                                    O Krisht, âsht kah erret:

                              Rri, pra, rri me né.

Rri e folna ti fjalën

Që botën përtrini,

Masi po e shef valen

Se deri kû mrrini :

Ah! Vala e dyshimit

Përpin shum n`ket dhé!

                             O Krisht, ká rá terri,

                              Rri, prá, rri me né.

Der foshnjeve t`shkreta

S`druen lakun m`ua ngrehun;

N`sá shtigje ká jeta,

Shum gjarpni rrin mshehun!

Ká mârrë qiella pezem,

Na matet me rrfé:

                              O Krisht, na mloi terri:

                              Rri, prá, rri me né.

Bâ shûjtë për kê pshtove,

Shujtoj zêmrat t`ona,

Forcoj, si i shëlbove,

E bân që Ty t`dona:

T`lutë gjaku i dishmorve

Që ránë për Fé

                        O Krisht, agoj drita:

                         Rri, prá, rri me né.

Leave a comment