KARDINAL ERNESTI NË SHEJTNOREN E ZOJËS

Sikurse ju kemi vënë në dijeni, hirësia e Tij Kardinal Ernest Simoni me datat 28 dhe 29 maj ka kremtuar Meshën Shejte në Shjtnoren e Zojës së Shkodres. Mes qindra besimtarëve, mesazhet e transmetuara prej tij kumbuan si këshilla që të gjithë duhet t’i marrin parasysh.

Të shumtë ishin ata që deshën të takojnë Kardinalin tonë dhe të marrin bekimin e tij. Me durim dhe dashuri të krishterë, ai ishte i gatshëm t’u përgjigjej të gjithëve, gjithnjë duke shqiptuar se shpëtimi nuk vinte prej tij por duke kujtuar fjalët e Krishtit, thoshte “Feja jote të shpëtoi!”.

Ndonëse në moshë të shtyrë, Kardinali asnjëherë nuk e harron popullin e tij për të cilin, sikurse edhe vetë thotë, lutet vazhdimisht. Edhe ne duhet të lutemi për të, që të ketë jetë të gjatë me shëndet për t’i shërbyer sa më shumë Zotit, kjoftë edhe vetëm me ekzistencën e tij si mishërim i dëshmisë së një “martiri të gjallë”.

Leave a comment